Arsyeja e ardhjes së Loredanës në Kosovë nuk lidhet vetëm me këngën e re, por me një surprizë të madhe!

Mediale Vip

Arsyeja e ardhjes së Loredanës në Kosovë nuk lidhet vetëm me këngën e re, por me një surprizë të madhe!

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 13:36
Mozzik dhe Loredana, Hana

Nëse menduat se Loredana do djegë rrjetin me albumin e ri “Medusa”, na lejoni të themi se nuk keni parë gjë akoma.

Reperja që po korr sukses ndërkombëtar gjithnjë e më të madh po sjell një dokumentar mbi jetën e saj dhe ne mezi po presim.

Sipas “Prive”, ky dokumentar do jetë jo vetëm mbi karrierën por edhe për jetë personale dhe pritet të publikohet shumë shpejt, ndonëse ende nuk ka një datë publikimi.

Pra, përveç xhirimit të klipit për këngën e re, ardhja e saj në Kosovë lidhet edhe me këtë fakt.

A do jetë Mozzik në këtë dokumentar? Shanset janë të mëdha për “PO”, megjithatë na duhet të presim.

Ditën e djeshme ajo publikoi këngën e re të albumit të titulluar “Tut mir nicht leid” që shkaktoi bujë për shkak të fabulës.

Ndryshe nga sa mund ta prisnin në këngë Loredana vjen në rolin e në vajze që është ndarë nga personi zemrës, por i thotë “jo” lotëve dhe vuajtjeve.

Ditën e djeshme, kur një fans e ka pyetur autoren e hitit “Rockstar” lidhur me bashkëpunimin e përfolur me Mozzik dhe ajo nuk ka qëndruar në heshtje.

“Është sekret për momentin, por do e mësoni!”– ka qenë kjo përgjigja e Loredanës.

Pra, është e vërtetë ata po sjellin diçka bashkë. Ditën e djeshme u raportua se reperi do jetë pjesë e videoklipit të saj të radhës, por mundësitë e një bashkëpunimi janë të hapura.

Dy ditë më parë ajo rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve, duke publikuar në Instastoryn e saj një foto të Mozzik.

Kujtojmë se kohët e fundit Loredana po përflitet se është shtatzënë për herë të dytë, për shkak se në fotot e fundit barku duket pak më i fryrë se më parë.

Megjithatë e gjithë kjo është thjesht aludim, sepse deri më tani Loredana nuk ka komentuar fare në lidhje me këto zëra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat