Afrona me veshje kombëtare: U linda e u rrita në Zvicër, por traditat i kam në zemër

Mediale Vip

Afrona me veshje kombëtare: U linda e u rrita në Zvicër, por traditat i kam në zemër

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 14:13
Afrona Dika

Afrona Dika e dëshmoi edhe një herë se pavarësisht faktit që është rritur jashtë vendit, traditat nuk i ka harruar asnjëherë.

Ajo ka realizuar një fotosesion të ri, në të cilin shfaqet e veshur me kostum tradicional shqiptar dhe dukej për mrekulli.

Afrona tregoi me krenari se nuk i harron asnjëherë rrënjët, ani pse është lindur e rritur në Zvicër.

“Jam lindur dhe rritur në Zvicër, por traditat shqiptare i kam në zemër dhe mburrem që jam shqiptare”, ka shkruar Dika.

Komentet e pëlqimet ishin të shumta për këto foto të Afronës, ndërsa Blero i ripostoi ato në llogarinë e tij në Instagram, duke u shprehur krenar për gruan.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat