“I kam pasur vetëm dy mundësi”, Adriana Matoshi flet për divorcin

Mediale Vip

“I kam pasur vetëm dy mundësi”, Adriana Matoshi flet për divorcin

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 23:45
Adriana Matoshi

Adriana Matoshi ka folur rreth divorcit.

Aktorja tejet e dashur për publikun, e cila njihet jo vetëm për rolet interesante nëpër filma por edhe për çiltërsinë dhe afërsinë që ka me publikun, Adriana Matoshi, ka folur rreth divorcit.

Aktorja foli për ndarjen nga ish bashkëshorti, babai i fëmijëve të saj.

“Periudhën sa kam qenë e martuar, jom kanë e lumtur”, thotë Matoshi.

Aktorja është shprehur se sa rëndë e ka përjetuar këtë ndarje.

“Kam pasur një moment kur gjithçka u thy, shpirtërisht, emocionalisht, fizikisht shumë rëndë. Është periudhë që ka lënë varrë në shpirtin tim. I kam pasur vetëm dy mundësi, me shkatërru vetën apo me ecë përpara. Kam zgjedh me ecë përpara për hir të fëmijëve të mi pasi ata janë qenia më e pafajshme në botë”, tha ajo në emisionin “Tètè A Tètè me Adelinën”.

“E kam vuajt një periudhë derisa kam vendos me bo veç sene të mira”, thekson ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat