Rihanna pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA: Jam shumë krenare për ty Amerikë

Mediale Vip

Rihanna pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA: Jam shumë krenare për ty Amerikë

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 09:02
Rihanna

Rihanna i është gëzuar fitores së Biden.

Këngëtarja e njohur, Rihanna, i është gëzuar fitores së Joe Biden për president të SHBA-së, shkruajnë mediat e huaja.

Rihanna nëpërmjet një postimi vlerësoi figurën e Biden dhe të zëvendës-presidentes Kamala Harris.

“Fytyrat e krijuesve të historisë, shkelësve të kufijve dhe fituesve. Urime për të dy dhe kryesisht për popullin amerikan, Kaq punë për të bërë, aq shumë lëndime për të zhbërë. Shkojmë, jam krenare me ty Amerikë”, është shprehur Rihanna në një postim të saj në Facebook.

Theksojmë që Joe për herë të parë kishte kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara në vitin 1988, më pas në vitin 2008 dhe tani ai është fitues i zgjedhjeve presidenciale.

Image
Facebook

Joe Biden mbrëmë triumfoi në zgjedhjet presidenciale 2020 të Amerikës ndaj Donald Trump, duke e bërë të jetë presidenti i 46-të i SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat