Fustani i Jill Biden dedikim i veçantë për Jackie Kennedy e Hillary Clinton

Mediale Vip

Fustani i Jill Biden dedikim i veçantë për Jackie Kennedy e Hillary Clinton

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 22:51
Jill Biden dhe Joe Biden

Në fjalimin e fitores të Joe Biden, bashkëshortja e tij Jill shkëlqeu me fustanin e saj me lule.

Fustani i saj u konsiderua nëpër media si një nderim për Jackie Kennedy dhe Hillary Clinton.

Teksa qëndronte pranë fituesit të garës presidenciale në SHBA, bashkëshortit Joe Biden, Jill u shfaq e veshur me një fustan asimetrik “Oscar de la Renta”, me lule të qëndisura shoqëruar me një maskë të zezë.

De la Renta dizajnoi fustanin ikonik në ngjyrë pjeshke që Jackie Kennedy veshi gjatë një vizite shtetërore në Indi.

Gjithashtu dizajnoi gjithashtu edhe dy fustanet që veshi në ceremoninë e përurimit Hillary Clinton. Gjatë fjalës së tij, Joe Biden tregoi se sa e rëndësishme ishte ajo për jetën dhe karrierën e tij.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat