Bebe Rexha shfaqet në MTV EMA me të njëjtin model fustani me të cilin Dua u shfaq vitin e kaluar

Mediale Vip

Bebe Rexha shfaqet në MTV EMA me të njëjtin model fustani me të cilin Dua u shfaq vitin e kaluar

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 23:29
Bebe Rexha

Gjatë ditës së sotme (e diel) është mbajtur evenimenti i 27-të me radhë i MTV EMA 2020.

Mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve do të bëhet në mënyrë virtuale, për shkak të pandemisë coronavirus.

Përfshirë artisteve shqiptare me renome ndërkombëtare, vetëm Dua Lipa është nominuar, kurse Bebe dhe Rita do të jenë prezantuese.

Sidoqoftë, në një postim në rrjetin social Instagram, Rexha ka ndarë një imazh joshës nga paraqitja në eveniment.

Bukuroshja bionde është parë e veshur me një fustan unik, kurse flokët i ka lënë të lira mbi supe.

Si duket ajo është inspiruar nga Dua, pasi kjo e fundit kishte pjesën e lartë të fustanit të njëjtë në vitin e kaluar në Brit Awards.

Po e njëjta pjesë është e ndërtuar me material transparent, i cili u ka zbuluar që të dyjave gjoksin e formësuar. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat