Çfarë ha në mëngjes Kate Middleton? Receta e parë e ditës qenka sekret mbretëror

Mediale Vip

Çfarë ha në mëngjes Kate Middleton? Receta e parë e ditës qenka sekret mbretëror

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 06:23
Kate Middleton

Nga Pallati Mbretëror, nuk vijnë zakonisht të tilla informacione, madje janë mjaft të kufizuara dhe dihen nga një rreth shumë i ngushtë njerëzish.  

E ke pyetur ndonjëherë veten çfarë ha në mëngjes Kate Middleton? Nëse do të hash ashtu si Dukesha e Kembrixhit, me siguri e ke bërë, apo jo?

Në fakt, ky informacion nuk është aq e thjeshtë të sigurohet, siç u tha edhe më sipër. Megjithatë, me disa hetime, është gjendur edhe receta e parë e ditës së Kate, të cilën mund ta ndjekësh (ndoshta ajo të ndihmon të gjesh edhe një princ, haaa). Është patjetër një hap në drejtimin e duhur.

Sipas një raporti të publikuar nga People, Dukesha është fanse e drithërave, madje kur takoi për herë të parë Princin William në Universitetin St. Andrews, të dy u ulën për të ngrënë drithëra dhe fruta të thata në kafenenë e shkollës. (Uaaaauu)

Pas lindjes së Princeshës Charlotte, në vitin 2015, motra e Kate, Pippa Middleton, përgatiste edhe një green juice për nënën e dy fëmijëve.

“Pippa kujdeset që çdo tri ditë Kate të furnizohet me lëngje të freskëta frutash", – tregonte një burim për Us Weekly asokohe. Ky është vërtet një trajtim surprizë. Kate, zakonisht i bën vetë lëngjet e frutave dhe e ka shumë herë më të lehtë, sidomos pas lindjes së tretë.

Prej kohësh tashmë, ajo përdor edhe green juice në mëngjes. Për vete dhe për tre fëmijët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat