Labinot Tahiri reagon sërish me një shkrim në rrjete sociale: Drejtësia nuk vjen pa u çuar në këmbë

Mediale Vip

Labinot Tahiri reagon sërish me një shkrim në rrjete sociale: Drejtësia nuk vjen pa u çuar në këmbë

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 11:41
Labinot Tahiri

Këngëtari i njohur dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri, po vazhdon të jetë shumë i zëshëm kundrejt ngjarjeve në vend.

Ai ka reaguar sërish ndaj Qeverisë dhe masave të reja, të cilat ishin për fundjavë në Kosovë për shkak të përhapjes së madhe të virusit COVID-19.

I njëjti u ka bërë thirrje njerëzve të ngrihen në këmbë, për shkak se kjo gjendje po dëmton të gjithë përfshirë këtu edhe fëmijët e tyre.

Image

Postimi i plotë i artistit Tahiri:

“O firma të nderuara, të cilat vet jeni zgjuar në këmbë duke bërë biznese e duke i lënë paratë në atdheun tuaj.

O ju Gastronom, që sa investimet i keni bërë me miliona kredia jeni e kurrë shteti nuk ju ka ndihmuar, leni statuset e paralajmërimet por zgjohuni në këmbë. O ju prindër që keni fëmijët nëpër shkolla e studentë si kanë me u bë ata kirurgë e të mirë kur mësojmë kot ‘online’. O njerëz, unë e kam shpirtin e fuqishëm kur bëhet zgjedhje për popull se sa për vete di të bëj zgjidhje.

O sa njeri ankohet e të gjithë duke i mbyllur bizneset. Zgjohuni në këmbë. Estradën nuk e thërras më në protesta se disa VIP në kryeqytet kanë dashur të më nënçmojnë dhe nuk janë dalë me mua, kurse sot janë mbetur pa punë dhe ato para që i kanë do ju shterohen.

E dimë bre mirë që shëndeti është primar, po përse asnjë deputet asnjë ministër nuk e la pa marrë rroga në këtë kohë si populli që mbeti i varfër.

O drejtësia nuk vjen pa u çuar në këmbë. E di që nesër ndoshta nuk më mbroni se ka mundësi të ndëshkohem për këto shkrime, ama më mirë me fytyrë e kokën lartë se sa servile e të mposhtur.
Zoti ju dashtë më shumë se unë”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat