“Ma keni mbush zemrën plot dashuri”, Elita Rudi falënderon fansat publikisht

Mediale Vip

“Ma keni mbush zemrën plot dashuri”, Elita Rudi falënderon fansat publikisht

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 12:49
Elita Rudi

Dy nga çiftet të cilët ishin të ftuar në “Shiko Kush LUAN” ishin Milaim Zeka dhe partnerja e tij, Edlira Qefalija në anën tjetër ishin Gjiko së bashku me partneren e tij Elita Rudin.

Në emision u zbulua një sekret i përshbashkët i Milaim Zekës dhe Elita Rudit, “Gjiko dëshiroj të të them një sekret të nuses tënde, meqenëse jemi këtu te Luana, e kam patur gjithmonë dëshirë ta them publikisht. Elita e ka ndihmuar djalin e motrës sime kur ai ka qenë me kancer, kështu që e falenderoj shumë”, duke falenderuar mes lotësh Elitën dhe vazhdoi duke i thënë Gjikos se sa me fat është.

Duket se ky sekret u ka bërë mjaft përshtypje fansave të saj pasi që Elita publikoi mesazhe tejet të ëmbla që ata i kishin dërguar.

“Faleminderit nga zemra per mesazhet pafund qe mi keni dergu prom dhe sot, ma keni mbush zemren plot dashuri!!”, tha ajo e emocionuar.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat