Armina zbulon surprizën e bukur

Mediale Vip

Armina zbulon surprizën e bukur

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 20:30
Armina Mevlani

Armina Mevlani është një nga vajzat më me stil të ekranit shqiptar.

Ajo ka dalluar gjithmonë për shkak të shijeve të veçanta që ka në veshje dhe shpesh kthehet në frymëzim për vajzat e reja.

Së fundmi, blogerja e mirënjohur ka realizuar një bashkëbisedim me fansat në Instagram, ku ka zbuluar se ka ndërmend që shumë shpejt të shesë online rrobat e saj.

Ajo ka preferuar mos të zbulojë detaje të tjera, por ka shtuar se do jenë me çmime të arsyeshme.

Për ne të cilëve na pëlqejnë rrobat e tua, përse nuk bën diçka online”- ka pyetur fansja, teksa Armina është përgjigjur: “Jam duke bërë një faqe ku do nxjerrë me çmime shumë të arsyeshme rrobat e mia.”

Ky është një lajm fantastik për të gjitha gocat që adhurojnë stilin e Arminës.

Pak ditë më parë Armina ka treguar se ka blerë rroba të përdorura. Madje ajo ka ndarë me të gjithë edhe një histori që i ka ndodhur në Los Angeles.

“Kur isha në Los Angeles në një dyqan të ‘Vintage’ pëlqeva shumë një fustan të viteve ’50, por nuk e mora dhe kur pashë një vajzë që e mori fillova të qaja. Kur ka pasur gjëra që më kanë pëlqyer e kam blerë, nuk më ka bërë përshtypje që kanë qenë të përdorura. Ato kanë një farë vlere, mund ta kem marrë edhe për ta pasur si vepër arti”, u shpreh Armina.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat