Fjoralba sapo na zbuloi disa gjëra pikante!

Mediale Vip

Fjoralba sapo na zbuloi disa gjëra pikante!

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 23:39
Fjoralba Ponari, Françesko

Kishte kohë që na fliste për një surprizë, por Fjoralba na surprizoi të gjithëve mbrëmjen e djeshme.

Kur ne prisnim të reja në muzikë apo televizion, moderatorja simpatike tregoi se në fakt po hedh një hap drejt një fushe të re siç është kinematografia.

Fjoralba ka postuar një status në Instastory, ku shkruan “Po sikur të tentojmë një herë edhe nga aktrimi”, duke shtuar në anglisht “Çfarë po bëj me jetën time!”

Të shumta ishin pyetjet që u ngritën në mendjen e fansave pas këtij postimi, andaj Fjoralba duket se vendosi të na e shuajë pak kureshtjen duke na zbuluar disa detaje.

Kështu ajo ka treguar se bëhet fjalë për një projekt ndërkombëtar, ku siç shprehet ajo do ketë një rol të vogël, por me siguri do i hapë shumë dyer.

Ndërkohë, në një story tjetër ajo ka zbuluar se ky do jetë një projekt i Netflix dhe ne mezi po presim të mësojmë më shumë.

Ndërkohë, siç ndodh shpesh në bashkëbisedime me ndjekësit, pyetjet rreth jetës personale janë të pashmangshme, andaj, moderatorja simpatike është pyetur sot se sa fëmijë dëshiron që të ketë.

“Skuadër futbolli”, është përgjigjur ajo, duke na lënë të kuptojmë se paska në plan të ketë një familje shumë të madhe.

Kujtojmë se disa javë më parë, moderatorja postoi disa foto të njëpasnjëshme me të dashurin e saj por pa na zbuluar identitetin, e më pas mediat raportuan se fatlumi quhet Françesko.

Në rrjet u përhapën me shpejtësi fotot e tij, si dhe u bë e ditur se Françesko është jo vetëm atlet në sportin e xhudos në Tiranë, por edhe inxhinier software.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat