Një vit pasi zbuloi orientimin e tij seksual, këngëtari i famshëm rrëfehet për vështirësitë e mëdha

Mediale Vip

Një vit pasi zbuloi orientimin e tij seksual, këngëtari i famshëm rrëfehet për vështirësitë e mëdha

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 18:54
 Sam Smith

Këngëtari u përball me vështirësi të mëdha pasi tregoi orientimin e tij seksual.

Këngëtari i njohur, Sam Smith, është njëri ndër këngëtarët më të veçantë dhe më të përfolur, kjo për shkak të punës së palodhshme që bën, shkruajnë mediat e huaja.

Mirëpo një deklaratë e tij lidhur me jetën private, orientimin e tij seksual bëri bujë të madhe.

Ai kishte deklaruar se i përket gjinisë jo-binare dhe ju kërkoi njerëzve që të mos e thërrisnin më ai/ajo por ata.

Së fundmi në një intervistë këngëtari i hitit “Stay with me”, ka deklaruar se ky ishte vendimi më i mirë i jetës së tij, dhe se ndihet shumë mirë me veten, por kishte hasur shumë probleme pas këtij deklarimi.

I ftuar në emisionin e James Corden, ai ka treguar se ishte shumë vështirë për të, të përballej me shumë paragjykime e me njerëzit që nuk mund t’i mbështesin njerëzit si ai, ose ndryshe njerëzit e gjinisë jo-binare apo trans.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat