Reperi Mo3 qëllohet për vdekje në një autostradë në Dallas

Mediale Vip

Reperi Mo3 qëllohet për vdekje në një autostradë në Dallas

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 13:17
Reperi Mo3

Reperi Mo3 ka vdekur pas një të shtëne në një shtet të Texasit, sipas një njoftimi nga Fox News.

Ai ndërroi jetë në moshën 28 vjeçare.

Departamenti i Policisë në Dallas tha se Mo3 – emri i vërtetë Melvin A. Noble – u vra me armë të mërkurën pak para mesditës me kohën lokale në një automjet me të cilin po udhëtonte me I-35, afër Clarendon Drive.

Image

Sipas tyre, raportohet se personi i armatosur doli nga një makinë e zezë dhe iu afrua automjetit të Noble, duke e shtyrë atë të dilte dhe të vraponte përgjatë autostradës.

I dyshuari e qëlloi me disa plumba, duke e goditur reperin dhe një kalimtar të rastit, të identifikuar si një mashkull i rritur që ishte brenda automjetit të tij.

Autoritetet thanë që Melvin u transportua në një spital të zonës ku më pas ai vdiq.

Viktima e dytë u transportua gjithashtu në një spital të zonës me dëmtime që nuk duket të jenë të rrezikshme për jetën.

Mo3 ishte i njohur për hite të shumta, ndërsa disa prej tyre janë: “Broken Love”, “Errybody”, “Ride for me” etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat