Cardi B kritikohet dhe ofendohet nga fansat për shkak të një fotoje! Reperja detyrohet të kërkojë falje publikisht

Mediale Vip

Cardi B kritikohet dhe ofendohet nga fansat për shkak të një fotoje! Reperja detyrohet të kërkojë falje publikisht

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 16:13
Cardi B

Cardi B është detyruar të kërkojë falje publikisht, pasi është përballur me një lum kritikash e akuzash nga një grup fansash, raporton “Daily Mail”.

Së fundmi, reperja ka pozuar për revistën “Footwear News”, ku shfaqej e veshur me një fustan, ndërkohë që mbante në duar një atlete të kuqe nga bashkëpunimi me “Reebok”.

Pas Cardi-t, shfaqeshin tetë duar të tjera, një imazh i bazuar tek perëndesha hindu, Durga.

Image

Por, fansat nuk e kanë pëlqyer aspak këtë foto, sepse e kanë cilësuar si ofendim ndaj besimit të tyre.

Për këtë arsye, pasi ka vënë re komentet kritikuese, Cardi B është detyruar t’u kërkojë falje të gjithëve publikisht.

Nëpërmjet një Instastory në Instagram, 28-vjeçarja pranoi se duhet të kishte bërë kërkime përpara se të realizonte diçka të tillë.

“Kur bëra xhirimet e ‘Reebok’, krijuesi më tha se do të isha një perëndeshë që përfaqëson forcën, feminitetin dhe çlirimin, dhe kjo është diçka që unë e dua, për të cilën jam gati kurdoherë dhe mendova ta realizoja.

Nëse njerëzit mendojnë se kam ofenduar kulturën apo fenë e tyre, dua të them që më vjen keq. Ky nuk ishte qëllimi im. Nuk do të doja që askush të mos e respektonte fenë time, me njerëz të veshur si Virgjëresha Mari ose Jezusi.

Ndoshta duhet të kisha bërë më shumë kërkime. Më vjen keq, nuk mund ta ndryshoj të shkuarën, por do të bëj më shumë kërkime në të ardhmen,”- është shprehur Cardi B.

Më pas, revista publikoi një kopertinë tjetër, ku artistja shfaqej e veshur e gjitha në të zeza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat