1 vit pas ndarjes, Nora Istrefi flet për marrëdhënien që ka me Robert Berishën

Mediale Vip

1 vit pas ndarjes, Nora Istrefi flet për marrëdhënien që ka me Robert Berishën

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 16:41
Nora Istrefi dhe Robert Berisha

Një vit më parë, Nora Istrefi dhe Robert Berisha i dhanë fund martesës së tyre.

Ata kanë mbetur dy shokë, ndërsa kanë treguar se edhe marrëdhëniet me familjet e njëri-tjetrit vazhdojnë të jenë të mira.

Së fundmi, Nora në një intervistë për “Qejfi më i madh se Stambolli”, ka treguar për marrëdhënien me Robertin pas ndarjes.

Ajo shprehet se vajza e tyre Renee është më e lidhur me të, dhe të dy janë përkushtuar që ajo të mos e ndjejë ndarjen.

“Renee e do babain shumë, por me mua është më e lidhur. Jemi përkushtuar të dy shumë që ajo të mos e ndjejë atë çështje, atë problem. Kam marrë komplimente prej shoqeve, prej njerëzve që thonin sa mirë e kemi menaxhuar. Jemi munduar shumë…Uroj që të gjithë prindërit të dinë ta menaxhojnë mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat