Aurela Gaçe na ngrohu zemrat me dedikimin për vajzën e saj

Mediale Vip

Aurela Gaçe na ngrohu zemrat me dedikimin për vajzën e saj

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 19:57
Aurela Gaçe

Vajza e  këngëtares Aurela Gaçe, Grace feston sot ditëlindjen.

Vogëlushja mbush 9  vjeç dhe mami Aurela ka thënë fjalët më prekëse për të në një postim në Instagram.

Aurela ka publikuar një foto të  vajzës dhe fjalët që i ka dedikuar janë kaq të bukura!

“9 vjet më parë erdhe në jetën tonë, Grace, Hiri i Perëndisë. Prandaj të quajtëm kështu, sepse ardhja jote është bekim e hir për jetët tona. Më dhe statusin e nënës, më ndryshove jetën. Jetofsh e gëzofsh jetën, gëzimi ynë i parë”, ka shkruar Aurela.

Menjëherë pas postimit kanë ardhur me qindra urime nga miq, fansa e të afërm të saj. Aurela ka dhe një vajzë tjetër, Abigail dhe me të dyja vogëlushet ka një lidhje shumë të fortë.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat