Rina Balaj tregon si do të duket në klipin e ri dhe lë pa tekst të gjithë

Mediale Vip

Rina Balaj tregon si do të duket në klipin e ri dhe lë pa tekst të gjithë

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 23:07
Rina Balaj

Pritjes së fansave të Rina Balajt po i vjen fundi, kjo ngase artistja së shpejti lanson këngën e re.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet reperja me anë të një postimi, ku thotë se projekti me titull “Zjarr” do të lansohet shumë shpejt.

Së fundi, ajo ka publikuar disa fotografi nga përgatitjet për xhirimin e klipit dhe duket për mrekulli.

Me flokë ngjyrë portokalli e me grim të rëndë, Rina Balaj ka lënë pa fjalë të gjithë fansat e saj me këtë paraqitje.

Kënga “Zjarr” do ta pasojë projektin “Fallin’ in love”, të cilin Rina e solli në duet me Sin Boy. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat