I shprehu keqardhjen që ishte e virgjër, konkurrentja i kthehet opinionistit : Po të dua, e provoj sot!

Mediale Vip

I shprehu keqardhjen që ishte e virgjër, konkurrentja i kthehet opinionistit : Po të dua, e provoj sot!

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 07:44
Sindi Loci dhe Ana Lleshi

Sindi Loci bëri bujë me deklaratat e saj se nuk kishte qenë kurrë e lidhur dhe se ishte e virgjër.

Kjo temë u bë shkak që 22-vjeçarja të shpërthente ndaj opinionistit Arjan Konomi për mënyrën sesi ai ishte shprehur mbi jetën e saj personale.

“Më vjen keq që në këtë moshë që je ti, nuk ke provuar akoma një ndjesi siç është dashuria”,- është shprehur disa puntata më parë Arjani, fjali që Sindit duket se nuk i ka pëlqyer aspak.

Menjëherë pas hapjes së këtij diskutimi, në studio kanë plasur debatet edhe me konkurrentët e tjerë, pasi Sindi kishte disa gjëra për të sqaruar.

Pjesë nga biseda e banores më të  re të emisionit “Përputhen”, me opinionistin Arjan Konomi:

Sindi Loci: Pse ndjen keqardhje për mua? Sepse nuk kam eksperiencë me djemtë?

Arjan Konomi: Mamatë tona në moshën tënde ishin me dy fëmijë…

Sindi Loci: Të kam dëgjuar, sot do më dëgjosh ti për këtë pjesë

Arjan Konomi: Po të flasësh që ç’ke me të…

Sindi Loci: Është jeta ime dhe kjo ka qenë zgjedhja ime. Ju më ofendoni mua për zgjedhjet e mia të jetës?

Arjan Konomi: Kush të akuzoi?

Sindi Loci: Keqardhje ç’do të thotë?

Arjan Konomi: Po unë e them prapë që më vjen keq.

Sindi Loci: Pse të vjen keq? Unë eksperiencën me djemtë e bëj që sot dhe ja u bëra vajza me eksperiencë edhe unë.

Arjan Konomi: Nuk paske kuptuar asgjë o Sindi… Më vjen keq që s’ke provuar dashurinë e që s’të ka qëlluar që të dashurosh.

Sindi Loci: Pse o Arjan? Është e vështirë të kryej marrëdhënie që sonte?

Arjan Konomi: Me këtë tipin që ke ti, mund të të jenë larguar të gjithë djemtë. Paske ardhur e përgatitur sot. Bravo!

Sindi Loci: Më vjen keq për ty që i sheh vajzat si puna ime me këtë lloj syri. Jam 22 vjeç dhe kam mbaruar shkollën, di 4 gjuhë dhe do publikoj edhe librin tim të parë. Sa prej jush kanë arritur kaq shumë në moshën time.

Ana Lleshi: Shtypi frenat këtu! Avash!

Sindi Loci: Prit ti se kam diçka për të sqaruar me Tean. The që pse nuk heshta për virgjërinë time?

Tea Trifoni: Jo, të thash që nuk më pëlqen që je krenare për veten tënde dhe pastaj thua që nuk të pëlqejnë njerëzit që të duan për atë gjë për të cilën ti je krenare.

Sindi Loci: Ti më the që e përmenda virgjërinë për vëmendje.

Tea Trifoni: Po.

Sindi Loci: Po ti pse e bëre publike ndërhyrjen dhe vënien e balonit gastrik? Për çfarë e përmende faktin që ti e ke rritur motrën tënde, familjen etj?

Ana Lleshi: Mos kalo në tema familjare. Asnjë nuk ka të drejtë të kalojë në çështje familjare.

Sindi Loci: Unë që kur kam hyrë në këtë skenë kam qenë shumë e sinqertë si për marrëdhëniet, si për diskot e të tjera me radhë.

Ana Lleshi: Mbaj gojën çfarë flet. Mos kalo në limite që nuk të takojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat