Së shpejti prindër, por ç’emër kanë menduar Afërdita dhe Jakub për të voglin që po vjen në jetë?

Mediale Vip

Së shpejti prindër, por ç’emër kanë menduar Afërdita dhe Jakub për të voglin që po vjen në jetë?

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 07:55
Afërdita dhe Jakub

Afërdita Dreshaj dhe sportisti çek, Jakub Kindl, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Këngëtarja do të sjellë në jetë një djalë, ndërsa ky lajm i bukur bëri xhiron e rrjetit pak javë më parë.

Pasi zbuluan gjininë në mënyrën më të bukur, Afërdita dhe partneri kanë treguar se i kanë nisur përgatitjet për bebushin që tani.

Por, jeni kuriozë të dini çfarë emri kanë menduar për të voglin?

Në fakt as ata vetë nuk e dinë dhe kanë kërkuar ndihmën e ndjekësve në rrjete sociale.

Në pyetjet e fansave në InstaStory, këngëtarja s’mund t’i shpëtonte pyetjeve për emrin e të voglit, ndaj tregoi:

“Kaq shumë pyetje për emrin. S’kemi emër akoma. Na duhet ndihmë”

Për shkak të trupit të saj “fit” dhe frekuentimit rregullisht të palestrës, barku i rrumbullakosur i Afërditës ka qenë i vështirë për t’u dalluar.

Madje, ndjekësit e kanë akuzuar atë se “po mashtron”, pasi s’ka asnjë bebush në barkun e sheshtë.

Por, këto akuza Afërdita ‘po i hedh poshtë’ çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat