Adriana Matoshi publikon fotografi nga plazhi nën krahët e të dashurit

Mediale Vip

Adriana Matoshi publikon fotografi nga plazhi nën krahët e të dashurit

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 21:18
Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld

Aktorja e njohur Adriana Matoshi ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram ku shihet në krahët e të dashurit Keith Groenveld.

Matoshi dhe Groenveld shihen të lumtur në plazh, ndërsa aktorja ka shkruar “Bashkë, është një vend i mirë për të qenë”.

Aktorja mori mijëra pëlqime në këtë post nga fansat e saj.

Menjëherë pasi u konfirmua lajmi për lidhjen e aktores dhe futbollistit filloi një debat i ashpër. Aktorja mori komente të ndryshme ku aprovonin e kundërshtonin lidhjen

Groenveld ka qenë futbollist i Feronikelit, kurse është aktiv edhe në muzikë, ditë më parë publikoi këngën “Black and White”.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Keith u dashurua me Adrianën dhe tani janë shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Pak orë pasi konfirmoi lidhjen e dashurisë, Adriana mori komente të shumta, ndërsa reagoi me anë të një postimi, ku thotë se dashuria e bën të lumtur dhe nuk e bën as njeri më të mirë e as më të keq.

“Dashnia edhe lidhja mu nuk m’bon as njeri ma t’mire as ma t’keq. Dashnia veç munet me m’bo ma t’lumtun!”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat