Moderatorja shqiptare tregon betejën 16 ditore me Covid: Qëndrova 2 javë larg tim biri

Mediale Vip

Moderatorja shqiptare tregon betejën 16 ditore me Covid: Qëndrova 2 javë larg tim biri

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 21:21
Fjodora Fjora

Moderatorja e njohur, Fjodora Fjora ka treguar se pas 16 ditësh ka fituar betejën me Covid-19. Fjodora ka qëndruar gjatë gjithë kësaj kohe e izoluar, larg familjes së saj dhe vetëm ditën e sotme ka mundur t’i rikthehet normalitetit.

Me anë të disa video-ve, ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj këtë eksperiencë dhe ka treguar çfarë simptomash ka pasur.

“Kjo ishte pjesa më e tmerrshme largimi i nuhatjes dhe shijes. Para 3 ditësh m’u rikthye nuhatja dhe kur kam ndjerë atë aromën e kafesë, thjesht m’u duk parajsa mbi tokë”.

Në disa video të tjera ajo ka treguar se ka qëndruar larg të birit, për 2 javë. Sot ajo ka dalë nga karantina dhe menjëherë ka marrë makinën për të bërë një shëtitje e për të shijuar rrezet e diellit.

“Kjo është dita ime e parë e lirisë. Mund të shijojë më në fund makinën time, që është bërë zhul. Sot po shijoj diellin, lirinë, kaluan 16 ditë dhe mendoj se mund t’ja lejoj vetes një të dalë për qejfin tim. Më ëshë kthyer edhe nuhatja 95%, kështu që faleminderit o Zot edhe këtë herë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat