Motra dhe rivale!

Mediale Vip

Motra dhe rivale!

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 09:05
Luana dhe Marina

Ashtu si sezonin e kaluar, edhe këtë sezon televiziv Marina dhe Luana do jenë ‘rivale’ me njëra-tjetrën, pasi të dyja i shohim në të njëjtën kohë në televizion me emisionet e tyre.

Përkatësisht “Klanifornia” dhe “Shiko kush luan” transmetohen çdo të shtunë në orën 21:00 dhe duhet ta pranojmë se zgjidhja se kë të shohim më parë është  tepër e vështirë.

“Shiko kush Luan” u rikthye në ekran mbrëmjen e së shtunës së 26 shtatorit pas shumë muajsh që kur u ndërpre dhe deri tani ka rezultuar një sukses i vërtetë.

Të ftuarit, lojërat, lajmet e prodhura prej aty dhe sigurisht vetë Luana i falin këtij emisioni gjithë tiparet që i duhet një show të vërtetë, teksa në You Tube numëron me miliona klikime.

Ndërsa ‘Klanifornia’ ka nisur sezonin e ri prej disa javësh duke mbërthyer teleshikuesit para ekranit me humor dhe spektakël.

Sigurisht që Marina dhe Luana janë vendosur edhe përballë një rivaliteti mes motrash, gjë e cila nuk ekziston aspak dhe ato na e kanë vërtetuar disa herë.

Edhe mbrëmjen e djeshme para nisjes së emisioneve ato ishin së bashku, duke festuar e kaluar bukur, teksa kanë ndarë me ndjekësit momente festive pranë njëra-tjetrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat