Taylor Swift flet si rrallë herë për lidhjen e dashurisë

Mediale Vip

Taylor Swift flet si rrallë herë për lidhjen e dashurisë

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 09:28
Taylor Swift

Taylor ka thyer akullin për të folur për lidhjen e dashurisë.

Taylor Swift e mban marrëdhënien e saj larg syve të publikut dhe nuk preferon të diskutojë në lidhje me të në publik, shkuajnë mediat e huaja

Të njëjtën gjë bën edhe partneri i saj Joe Alwyn, i cili gjithashtu është treguar shumë diskret rreth romancës së tyre.

Image

Megjithatë së fundmi ajo e ka thyer paksa rregullin e saj dhe foli për lidhjen e dashurisë.

Këtë e bëri së fundmi përballë Paul McCartney, aty ku shkoi për të folur kryesisht lidhur me coverin e ri të kopertinës Rolling Stone.

Ajo ka thënë se Alwyn është i vetëdijshëm se si fama mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet e tyre. Artistja me famë botërore u shpreh se media ka respektuar privatësinë e saj, sepse pavarësisht dëshirës që ajo ka për ta mbajtur larg syve të publikut lidhjen, nuk mund të kontrollojë lajmet apo fotografët.

“E di që ju keni bërë një punë vërtet të shkëlqyeshme lidhur me lajmer për jetën tuaj personale. Ndërhyrja në jetën e një personi që nuk është figurë publike është e frikshme dhe e papërshtatshme. Sidomos, po t’i shtosh kësaj faktin se ai është lidhur me një person shumë të famshëm. Unë, shpesh mund të kontrolloj se si jam si person dhe sa normal veproj dhe racionalizoj gjërat, por nuk mund të kontrolloj nëse mediat publikojnë fotot tona, apo nëse fotografët ndjekin makinën tonë apo ndërhyjnë jetën tonë. Unë nuk mund ta kontrolloj nëse do të ketë një titull të rremë të çuditshëm për ne në lajmet nesër”, u shpreh ajo.

Kur u pyet nëse Alwyn i kupton vështirësitë e të qenurit në krah të një ylli botëror, Swift tha, “Ai absolutisht e kupton”, teksa shtoi se kjo marrëdhënia e ka mbajtur me këmbë në tokë larg vëmendjes mediatike dhe afër jetës reale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat