Debati Mane-Cako për votuesit: Më e mirë Bleona se Madona

Mediale Vip

Debati Mane-Cako për votuesit: Më e mirë Bleona se Madona

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 20:02
Bleona Qerreti

Në rubrikën “Rrethi Katror” në “E Diell”, gazetari Bledi Mane komentoi një foto ku shfaqej këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti me Donald Trump.

Mane tha se pjesë e elektoratit të Trump-it është dhe Bleona, duke shtuar se ajo simbolizon elektoratin e presidentit aktual. Ndërkohë nga krahu tjetër, Alfred Cako tha se më mirë të kesh pjesë të stafit Bleona Qerretin sesa Madonën, të cilën e cilësoi si një “santiniste”.

Bledi Mane: Ja përshembull ku e keni një pjesë të elektoratit të Trump-it. Ajo është shtetase amerikane me të drejtë vote. Katër vite në qeverisje Koço Kokdhima, nga një tregtar nuk arriti të ngrihej dot në rolin e një politikani apo presidenti. Amerika ka gati 10 ditë po merr frymë e çliruar.

Alfred Cako: Ai s’ka dalë me atë si këngëtare, e ka pjesë të stafit atje dhe ka bërë një foto ndoshta pa e njohur fare

Bledi Mane: Bleona ka tashmë profilin e vet por duhet të simbolizojë elektoratin e Trump-it.

Alfred Cako: Më mirë të kesh Bleonën se sa Madonën mër burrë, se sa santinistet e tjera.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat