Keanu Reeves dhe kasti i “Matrix” thyejnë rregullat

Mediale Vip

Keanu Reeves dhe kasti i “Matrix” thyejnë rregullat

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 15:19
Keanu Reeves

Aktori i famshëm Keanu Reeves dhe më shumë se 200 persona të tjerë mbajtën një festë në periferi të Berlinit, teksa hiqeshin sikur ishin me xhirime.

Kështu ka bërë të ditur gazeta “Bild”, e cila shkruan se autoritetet në Potsdem kanë nisur tashmë hetimet.

Sipas “Bild”, dyshimet nisën kur disa të pranishëm treguan se në asnjë moment nuk ka qenë e ndezur asnjë kamer.

Gjithashtu, regjisorët Lana dhe Lilly Wachovski, në asnjë moment nuk janë parë duke i dhënë dikujt këshilla apo duke i koordinuar ngjarjet siç ndodh në një sheshxhirim.

Deri tani nuk ka pasur ende asnjë koment nga ana e produksionit të “Matrix”, si dhe nga aktori i famshëm Reeves, prej të cilit fansat po presin një shpjegim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat