Artisti i mirënjohur shqiptar shkruan këngën e re të Ariana Grande-s

Mediale Vip

Artisti i mirënjohur shqiptar shkruan këngën e re të Ariana Grande-s

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 12:49
Ariana Grande

Ariana Grande është njëra ndër këngëtaret më të veçanta, këtë e ka dëshmuar vet këngëtarja duke publikuar shumë projekte muzikore interesante ku edhe kanë rezultuar shumë të suksesshme.

Disa orë më parë këngëtarja ka publikuar këngën e saj më të re ku është duke rezultuar tejet e suksesshme, deri më tani ajo po shoqërohet me 8 milionë klikime në Youtube.

Në videoklipin e këngës së re, Ariana shfaqet mjaftë interesante, ajo është shfaqur si një shkencëtare ku duket shumë tërheqëse.

Kënga titullohet “34+35” dhe lidhur me këtë projekt muzikor është zbuluar diçka që ka tërhequr shumë vëmendje.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar artisti me origjinë shqiptare Albert Stanaj.

Stanaj është një tjetër shqiptar që po korr suksese ndërkombëtare, ai lidhur me këtë gjë ka shtuar edhe diçka në llogarinë e tij në instagram:

“ Jam me të vërtetë shumë mirënjohës për shoqërinë që kam me Ariana Granden. Thellësisht mirënjohës që jam pjesë e këtij regjistrimi. Për të gjithë ata që janë pranë meje, faleminderit. Tani kemi shumë këngë rrugës. Koha për t’ia dalë.”- Ka thënë Stanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat