Këngëtari shqiptar flet për eksperiencën e tij pas infektimit

Mediale Vip

Këngëtari shqiptar flet për eksperiencën e tij pas infektimit

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 15:47
Lorenc Hasrama

Infektimin me koronavirus nuk e përjetojnë të gjithë njësoj dhe në shumicën e rasteve kjo sëmundje ndikon edhe në gjendjen psikologjike e emocionale. Së fundmi edhe këngëtari Lorenc Hasrama ka përjetuar këtë eksperiencë dhe ka treguar si e ka kaluar koronavirusin.

Në emisionin radiofonik “Live From Tirana” ai ka treguar se ditët kur ka qenë i infektuar kanë qenë të vështira për të, por ai ka qenë me fat që ka pasur familjen afër. Ai ka treguar se infektimi i kishte ndikuar shumë në gjendjen emocionale dhe hera herës është përlotur.

Lorenci u shpreh se këtë periudhë është angazhuar në krijimin e teksteve të reja të këngëve, por nuk ka qenë gati t’i realizojë në studio e t’i publikojë. Ai tregoi se ka 2 projekte muzikore gati për publikim në bashkëpunim me Irkenc Hykën, por nuk dëshiron që të nxjerrë këngë që i cilëson si “prerje damarësh”.

Gjatë këtij viti Lorenci ka publikuar dy këngë, “Money Money” dhe “Vaj vaj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat