Fansat kanë gjetur emrin e fëmijës së dytë të Chiara Ferragni-t dhe Fedez!

Mediale Vip

Fansat kanë gjetur emrin e fëmijës së dytë të Chiara Ferragni-t dhe Fedez!

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 14:53
Chiara Ferragni me familjen e saj

Çifti italian shumë i dashur për publikun, Chiara Ferragni dhe Fedez, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të dytë.

Djali i tyre bukurosh, Leo, do të bëhet me motër dhe familja e tyre është në qiellin e shtatë nga lumturia.

Chiara dhe Fedez vendosën ta ndajnë këtë lajm të bukur me publikun shumë shpejt pasi e mësuan, ndërsa blogerja nuk i ka kursyer aspak momentet e shtatzënisë në rrjete sociale.

Barku i saj po rritet dita ditës, ndërsa fansat kanë nisur të vrasin mendjen për emrin që dyshja do t’i vendosë të voglës.

Megjithëse s’kemi asnjë deklaratë nga Chiara dhe Fedez, fansat e kanë gati një emër për ta!

Emri më i votuar prej tyre është Aurora, por nëse çifti nuk bie dakord, kanë edhe dy opsione të tjera: Peppina dhe Genara.

Nuk e dimë nëse Chiara dhe Fedez do t’i marrin parasysh këto sugjerime, por gjesti i fansave për t’i gjetur të voglës një emër është kaq i ëmbël!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat