Adele apo Katy Parry, fansat ngatërrojnë artistet

Mediale Vip

Adele apo Katy Parry, fansat ngatërrojnë artistet

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 00:10
Adele dhe Katy Parry

Fansat e ngatërrojnë Katy Perry me Adele.

Katy Perry një ndër këngëtaret më të njohura në botë, ka zgjedhur që të ndryshojë dukjen e saj, sërish, shkruan Mirror.

Duke u bërë bionde, një pjesë e madhe e fansave kanë filluar ta krahasojnë atë me këngëtaren Adele.

Në një paraqitje televizive të Katy, ku shihej me makijazh ‘nude’, vetulla me ngjyrë më të errët dhe flokë të lakuara, dukej e tëra si Adele.

Po ashtu mënyra e grimit të syve ku theksoi më shumë hijet, është e njëjta sikurse e krijueses së hitit “Hello”.

Në rrjetin social Instagram, fansat menjëherë filluan të pyesnin nëse ajo është Adele.

Ndoshta artistja edhe ka mundësi të jetë inspiruar nga Adele, pasi ato njihen edhe për shoqërinë e pastër që kanë mes vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat