Ndryshimi drastik i Arilenës, në setin e ri fotografik tregon barkun e saj muskuloz

Mediale Vip

Ndryshimi drastik i Arilenës, në setin e ri fotografik tregon barkun e saj muskuloz

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 00:12
Arilena Ara

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që ka bërë bujë viteve të fundit në tregun muzikor shqiptar.

Fjala është për këngëtaren Arilena Ara, e cila vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Meqë jemi në prag të festave të fundvitit, Arilena ka dekoruar shtëpinë e saj nga ku edhe ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’, disa pamje.

Image

Arilena shfaqet para bredhit të cilin e ka dekoruar bardhë dhe rozë, e diçka që mori vëmendje ishte fiziku i këngëtares, teksa me një bluzë të shkurtër tregoi barkun e saj të tonifikuar.

Nga vija trupore dhe formësimi i muskujve, duket se këngëtarja shkodrane ka bërë një punë mjaft të madhe që të arrijë deri në këtë linjë.

Pëlqimet dhe komentet kanë qenë të shumta, me shumë prej fansave që e kanë përgëzuar për arritjen e këtij qëllimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat