“Ti Shqipëri o mall i zjarrtë”, publikohet nga Ilir Shaqiri

Mediale Vip

“Ti Shqipëri o mall i zjarrtë”, publikohet nga Ilir Shaqiri

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 09:15
Ilir Shaqiri

Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Ilir Shaqiri, ka sjell një interpretim të veçantë të “Ti Shqipëri o mall i zjarrtë”.

Siç tashmë njihet për vokalin e fuqishëm, Shaqiri projektin e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Ai vjen me një këngë madhështore dedikuar Shqipërisë, teksa edhe pak ditë kremtohet Dita e Flamurit.

Për të realizuar këtë këngë të mahnitshme, artisti i njohur ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të muzikës shqipe.

Orkestrimi dhe muzika e këtij projekti u realizua nga Edmon Zhulali, ndërsa si xhirues dhe mjeshtër montazhi ishte Blerdi Malushi.

Protagonistë të klipit po ashtu ishin edhe Hana Zurapi e Ensar Ismaili, ndërsa qëndruan prapa këngës edhe Samir Jashari, Sumeja Zurapi, Qerim Ismaili, Besmir Mahmuti, Rexhep Ismaili, Ibrahim Ismaili.

Projekti tashmë gjendet i lansuar edhe në platformën e popullarizuar, YouTube.

Iliri përkundër se viteve të fundit ka qenë më pasiv në muzikë, ai vazhdon të admirohet nga publiku për karrierën e bujshme shumëvjeçare. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat