Erik Lloshi ka dy fjalë për “Festivalin e Këngës” në RTSH

Mediale Vip

Erik Lloshi ka dy fjalë për “Festivalin e Këngës” në RTSH

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 11:27
Erik Lloshi

26 artistë janë përzgjedhur për të konkurruar këtë vit në Festivalin e 59-të të Këngës. Pasi janë dëgjuar të gjitha produksionet e mbërritura, juria e përbërë nga Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku dhe Eugent  Bushpepa, kanë vendosur cilat këngë do të konkurrojnë këtë vit.

Mes artistëve të rinj bien në sy edhe ata të njohur si Anxhela Peristeri, Era Rusi, Orgesa Zaimi, Erik Lloshi, Manjola Nallbani, Rosela Gjylbegu etj. Artisti fitues pritet të përfaqësojë Shqipërinë vitin e ardhshëm në festivalin europian, “Eurovision”, i cili këtë vit nuk u organizua për shkak të pandemisë.

Me anë të një postimi në Instagram, Erik Lloshi ka zbuluar më herët fabulën e veçantë të këngës së tij pjesëmarrëse në Festival.

Projekti titullohet “Jo” dhe trajton një temë tepër delikate siç është aborti.

Mirëpo, pjesëmarrja në këtë festival nuk ka qenë ashtu siç pritej nga këngëtari.

Image
Insta

Nëpërmjet një statusi në InstaStory, ai ka thumbuar “Festivalin e Këngës” duke e quajtur mediokër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat