Sabri Fejzullahi lanson këngën e re “Puthja e fundit”

Mediale Vip

Sabri Fejzullahi lanson këngën e re “Puthja e fundit”

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 23:52
Sabri Fejzullahi

Sabri Fejzullahu shquhet si ndër këngëtarët më të preferuar të të gjitha kohërave.

Ai për vite ka qëndruar aktiv sa i përket prurjeve të reja muzikore, të cilat gjithmonë pëlqehen nga audienca.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka sjell këngën më të re.

“Puthja e fundit” mban titullin prodhimtaria muzikore, për tekstin e së cilës është përkujdesur Kreshnik A.

Për orkestrimin, kësaj radhe ka punuar producenti Ardian Kastrati, ku përmes interpretimit të artistit u perfeksionua edhe më shumë projekti.

Vlen të përmendet se që në minutat e parë të lansimit “Puthja e fundit” është pritur mirë nga admiruesit e muzikës së tij.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat