Ronela Hajati paralajmëron shumë projekte të reja muzikore

Mediale Vip

Ronela Hajati paralajmëron shumë projekte të reja muzikore

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 00:27
Ronela Hajati

Ronela ka bërë të ditur se do të sjellë disa këngë së shpejti.

Artistja e njohur shqiptare Ronela Hajati, ka paralajmëruar projekte të reja muzikore.

Këngëtarja këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, ku la hapsirën që fansat e saj të pyesnin atë për çkado që atyre u intereson.

Njëra nga pyetjet ishte, “Kur do dal kenga se u plakem tu prit”, ku Ronela është përgjigur se shumë këngë janë rrugës po që do të publikohen pasi të qetësohet situata.

Ndërsa më vonë ajo zbuloi se ka përfunduar tashmë 4 këngë dhe është duke punuar disa të tjera.

Ronela nuk ka treguar detaje të tjera në lidhje me këto projekte dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për publikun.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat