Besa me fotosesion të ri, mahniti të gjithë fansat e saj

Mediale Vip

Besa me fotosesion të ri, mahniti të gjithë fansat e saj

Nga: D.B. Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 15:40
Besa Morina

Këngëtarja e njohur nga Prishtina Besa Morina së fundmi ka realizuar një fotosesion të ri  për albumin e saj fotografik, me ç’rast ka marrë edhe shumë pëlqime dhe komplimente në rrjetet sociale.

Ajo përveç që ka marrë shumë komplimente për paraqitjen e saj, gjithashtu u komplimentua edhe për make up –in e bukur dhe për realizimin e fotografive për të cilat është përkujdesur Krenare Limani.

Këngëtarja Besa Morina, përveç që punon si profesoreshë  e muzikës në shkollën fillore “ Pjetër Bogdani” ,dhe “ Elena Gjika” dhe si përfaqësueses në Institutin e Kosovës për politika zhvillimore, ajo ka gjet kohë edhe për fotosesion të ri.

Ajo ka thënë për gazetën " Bota sot" se së shpejti do të ketë edhe projekte të reja në fushën e muzikës, për të cilën thotë se është ushqimi i saj i shpirtit.

Për më tepër shikoni fotosesionin e realizuar në vijim:

Image
foto 1.
Image
foto 2.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat