Dua ka një raport shumë special me Miley-n dhe këtë sapo na e vërtetoi me urimin publik për të

Mediale Vip

Dua ka një raport shumë special me Miley-n dhe këtë sapo na e vërtetoi me urimin publik për të

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 23:30
Miley Cyrus dhe Dua Lipa

Miley Cyrus dhe Dua Lipa publikuan më 19 nëntor bashkëpunimin e tyre të parë, “Prisioner”, i cili në vetëm pak ditë ka arritur mbi 13 milionë shikime.

Dy artistet vërtetuan edhe një herë se bashkë kanë krijuar një miqësi shumë të ngushtë përtej muzikës dhe ato kanë marrë mijëra komente pozitive për këtë projekt muzikor.

Lidhja që Miley dhe Dua kanë krijuar duket aq e fortë, sa ato kanë filluar ta cilësojnë njëra-tjetrën si motra. Sot Cyrus feston 28 vite jetë dhe Dua u kujdes që t’i bënte një urim shumë të veçantë publikisht.

Lipa ka postuar në Instagram disa foto përkrah Miley-t të shkëputura nga xhirimet e këngës së tyre. “Gëzuar ditëlindjen motra ime e madhe. Të dua! Qëndro seksi”, ka shkruar Dua përkrah fotove.

Që nga momenti që Miley Cyrus mori pjesë në “Sunny Hill Festival” në Kosovë 1 vit më parë, u kuptua se dy vajzat kishin krijuar një miqësi të ngushtë së bashku. Kënga që dy artistet kanë realizuar së fundmi do të jetë pjesë e albumit më të ri të Miley-t, që do të mbajë titullin “Plastic Hearts” dhe do të publikohet në 27 nëntor. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat