I fiksuar pas saj! Max Ehrich nuk e lë rahat Demin

Mediale Vip

I fiksuar pas saj! Max Ehrich nuk e lë rahat Demin

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 23:40
Demi Lovato dhe Max Ehrich

Vetëm 2 muaj pasi shpallën fejesën, këngëtarja Demi Lavato i dha fund marrëdhënies së saj me partnerin Max Ehrich.

Ky i fundit e ka përjetuar keq ndarjen.

Shpesh herë ai është parë në vendin ku ka propozuar këngëtaren për fejesë.

Ai në foto është dukur që është duke e vuajtur shumë këtë fakt dhe nuk po mundet ta harroj këngëtaren.

Nga ana tjetër Demi ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar sa i përket jetës së saj private, por megjithatë ajo këtë herë kur është fejuar ka përmendur fejesën dhe e ka bërë publike duke postuar kështu shumë foto të atij momenti në llogarinë e saj në Instagram.

Përpos fotove që ajo ka postuar disa muaj më parë, ajo e ka përmendur këtë gjë edhe në “People’s Choice Award.”

Përmes këtij fjalimi ajo ka thënë këto fjalë:

“Sinqerisht, ky vit ka qenë si tre vitet më të gjata të jetës sime. Në fakt, fillimi i vitit ka qenë fantastik. Unë interpretova në Grammy dhe këndova himnin kombëtar në Super Boël, por më pas, ndodhi pandemia: Gjithçka u mbyll. Unë u fejova, fillova të pikturoj, të merrem me fotografi dhe të meditoj. Pashë 7 sezonet e Pretty Little Liars pa ndërprerje, u ndava dhe më pas, fillova të kërkoj për alienë në shkretërirë. Pra, gjëra që i bëjmë të gjithë.”

Mirëpo, ish-i i saj Max Ehrich s’ka ndërmend ta lërë të qetë dhe po kërkon me ngulm vëmendjen e këngëtares.

Në komentet publike në Instagram, ai i ka kërkuar Demit të mos shfrytëzojë fejesën apo ndarjen për vëmendje, megjithëse që prej ndarjes Demi s’i ka kushtuar më aspak rëndësi kësaj teme.

“Ndalo së foluri për mua në shfaqje çmimesh. Faleminderit.”

“Shfrytëzimi i ndarjes sonë për vëmendje nuk është diçka e mirë.”- ka shkruar Max, i dëshpëruar, në komentetet e këngëtares.

Megjithatë Demi as kësaj here nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat