“Skandaloze”, Era Rusi reagon pas lajmeve të fitores jozyrtare të Anxhela Peristerit në “Festivalin e Këngës”

Mediale Vip

“Skandaloze”, Era Rusi reagon pas lajmeve të fitores jozyrtare të Anxhela Peristerit në “Festivalin e Këngës”

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 16:59
Era Rusi, Anxhela Peristeri

Ditën e djeshme në të gjitha mediat u shpërnda me shpejtësi lajmi se Anxhela Peristeri ishte përzgjedhur nga juria e Festivalit të Këngës për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”.  U tha se Peristeri mblodhi shumën më të madhe të pikëve nga juria e Festivalit të Këngës, duke grumbulluar 322 pikë nga votimi i 11 pjesëtarëve të jurisë. Sipas këtij lajmi juria përbëhej nga Shefqet Aliu, Osman Mula, Spartak Tili, Erjon Sheme, Ruzhdi Keraj, Miron Kotani, Jaho Margjekaj, Kozma Dushi, Enver Shëngjergji, At Spiro Katundi dhe Rudolf Marku.

Mirpëo duket se e gjithë kjo ka qenë e rremë, sepse nuk është përzgjedhur ende asnjë fitues.

Këngëtarja e njohur Era Rusi, gjithashtu pjesëmarrëse në festival dhe një kandidate e fortë për të fituar.

Në një intervistë për “ABC-ja e mëngjesit”, Era e cilësoi ngjarjen skandaloze, pasi mediat janë bazuar nga një postim i marrë nga një individ në llogarinë e tij në Facebook.

“Personi që e ka bërë, e ka hedhur në facebook-un e tij personal, me një juri që e kishte zgjedhur vetë. Nuk mund të marrim për bazë çdo gjë që shkruhet nëpër facebook. Ishte një lojë mediatike dhe atij bravo i qoftë që i vuri në lojë. Kjo është skandaloze”- është shprehur Era.

Kujtojmë se fituesi që do të zgjidhet në Festivalin e Këngës do të përfaqësojë vendin tonë në edicionin e ardhshëm të “Eurovision”, i cili do të mbahet në Holandë, nga data 18 deri më 22 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat