Tristan Thompson zhvendoset në një vend tjetër për të jetuar, vendimi i Khloe Kardashian surprizon fansat

Mediale Vip

Tristan Thompson zhvendoset në një vend tjetër për të jetuar, vendimi i Khloe Kardashian surprizon fansat

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 17:44
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë përfolur muajt e fundit për një ribashkim mes tyre. Raportet mes dyshes janë rregulluar dhe Khloe ka nisur ta ndjekë sërish ish-partnerin në Instagram. Madje para disa javësh Tristan i bëri një buqetë të madhe me lule Khloe-s për ta uruar për çmimin që ajo fitoi në “People’s Choice Awards” ku u zgjodh si “Favorite Reality Star 2020”.

Por a do të bënte Khloe një lëvizje më tepër për t’u ribashkuar me Tristan? Ky i fundit është detyruar për shkak të një kontrate të re pune që të transferohet për një kohë të gjatë nga Los Angeles në Boston. Fansat kanë menduar se edhe Khloe do të zhvendosej bashkë me të, mirëpo kjo gjë nuk ka për të ndodhur.

Burime pranë Khloe kanë thënë për “TMZ” se pavarësisht se ata kanë rregulluar raportet, ajo nuk ka ndërmend të largohet drejt Bostonit për Tristan. Khloe nuk dëshiron që ta ndajë vajzën nga kushërinjtë ndaj dhe ka vendosur të qëndrojë në vendin e saj.

Kujtojmë se dyshja e famshme kanë pasur shumë ulje-ngritje gjatë marrëdhënies së tyre. Ata kanë kaluar probleme të shumta për shkak të tradhtive të vazhdueshme të Tristan dhe Khloe-s ju desh një kohë e gjatë që t’ja falte gabimet ish-partnerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat