I vetmi që nxitoi pas saj/ Ana falenderon Eminin, djali bën dedikimin emocionues: Më e pakta që…

Mediale Vip

I vetmi që nxitoi pas saj/ Ana falenderon Eminin, djali bën dedikimin emocionues: Më e pakta që…

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 20:13
Ana

Ana i habiti të gjithë me reagimin e saj disa puntata më parë. Pasi për shkak të kohës iu mohua mundësia për të lexuar një letër që kishte shkruar për Fatjonin, bukuroshja preferoi të largohej nga studio.

Por para se ta bënte këtë veprim, ajo u afrua pranë Fatjonit, e goditi me shuplakë dhe u largua. Menjëherë pas saj nxitoi Emini, i cili ishte i vetmi konkurrent që kreu një veprim të tillë. Puntata e sotme, ishte dita kur Ana u rikthye sërish në emision. Ajo nuk ngurroi për të falenderuar
Eminin, ndërsa djali nga Kosova tha se ishte më e pakta që mund të bënte për një femër si ajo.

Ana: Dua të falenderoj Eminin sepse ishte i pari që më erdhi nga mbrapa kur ika nga studio. Faleminderit të gjitha.

Emini: Ishte më e pakta që do mund të bëja për ty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat