Anesa Lipa i është gëzuar jashtëzakonisht shumë suksesit të fundit të Duas.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, ka arritur edhe një tjetër sukses të madh në karrierën e saj në muzikë.
Pas fitores në AMA ku mori çmimin “Kënga më e preferuar POP”, Dua tani theu edhe një tjetër rekord.
Ajo është një nga emrat e famshëm e cila ka dominuar në nominimet kryesore të “Grammy Awards 2021”.
Këtij suksesi i janë gëzuar të gjithë, mirëpo sigurisht se më së shumti nëna e saj Anesa e cila këtë e ka shprehur edhe nëpërmjet një postimi ku tregon se mburret me Duan.
“Urime për 6 nominimet në Grammy, mburrem me ty”, ka shkruar Anesa Lipa pranë postimit të një fotografie në Instagram.
Komentet e shumta nuk kanë munguar, e nuk mungoi as ai i Duas e cila sigurisht se është emocionuar shumë