Sara Hoxha bën sikur i plasin ujërat, Ledri pre e kamerës së fshehur

Mediale Vip

Sara Hoxha bën sikur i plasin ujërat, Ledri pre e kamerës së fshehur

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 22:50
Sara Hoxha dhe Ledri Vula

Që një kohë të gjatë fansat e blogeres, Sara Hoxha, janë duke e pritur lindjen e saj.

Ajo së bashku me reperin e njohur, Ledri Vula, janë në pritje të fëmijës së parë, që do të jetë vajzë.

Pasi janë në prag që të bëhen prindër, Sara ka zgjedhur që t’i bëjë kamerë të fshehur partnerit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha)

Në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka ndarë videon ku pretendon se i plasin ujërat, teksa duhet të dërgohet në spital.

Disa sekonda më pas, reperi shfaqet duke i thënë asaj fjalët më të ëmbla, ndërsa bie pre e kamerës.

“E di që kjo nuk është aq e mirë dhe disi u pendova që e bëra, por në fund dukej shumë e vërtetë”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Në fund, ajo i tregon se ka qenë vetëm një sajim, teksa vërehet se Ledri ndihet mjaft i mërzitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat