Mos vallë Mc Kresha dhe Lyrical Son po sjellin një tjetër perlë këtë dimër?

Mediale Vip

Mos vallë Mc Kresha dhe Lyrical Son po sjellin një tjetër perlë këtë dimër?

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 23:54
Mc Kresha dhe Lyrical Son

Kanë kaluar 4 muaj nga projekti i fundit i Mc Kreshës dhe Lyrical Son, i titulluar “Ajo po don” dhe fansat ende s’janë “ngopur” prej tyre.

Një postim i fundit në Instastory-n e Lyrical Son ka ngritur dyshimet se dyshja “PINT” mund të vijë sërish me një bashkëpunim, siç vetëm ata dinë.

Reperi ka publikuar një foto të tijën me kolegun dhe mikun më të ngushtë, Kreshën, ndërsa postimin e ka shoqëruar vetëm me emojin e një speci të kuq, si “logoja” e grupit të tyre.

Ende nuk kemi të tjera detaje, mirëpo po shpresojmë shumë që djemtë të na sjellin një tjetër perlë këtë dimër.

Ndërkohë, Mc Kresha po shijon në makismum prindërimin pasi është bërë baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij Erzina solli në jetë një vogëlushe, për të cilën dyshja zgjodhi emrin Iza.

Megjithatë, Kresha preferon të mbetet sa më privat përsa i përket jetës së tij personale dhe ende s’kemi parë në llogarinë e tij në Instagram ndonjë foto me të voglën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat