Kur do të dalë kënga me Unikkatilin? Don Phenom ka një përgjigje

Mediale Vip

Kur do të dalë kënga me Unikkatilin? Don Phenom ka një përgjigje

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 09:20
Don Phenom

Don Phenom ka treguar nëse ka në planet e afërta publikimin e duetit me Unikkatilin.

Reperi Don Phenom ka kohë që nuk ka qenë aktiv me këngë të reja, ndërsa fansat presin me padurim të dëgjojnë diçka të re nga ai.

Përmes rrjetit social Instagram, reperi i është përgjigjur disa prej pyetjeve të fansave, të cilët ishin kureshtar të dinin më shumë për projektet e reja të tij.

Meqë ka kohë që është paralajmëruar një bashkëpunim me Unikkatilin, një prej ndjekësve e pyeti se kur do të dalë kënga me të.

“Ala sjeni gati per at perfeksion”, ishte përgjigja e artistit.

Ndryshe, kënga e fundit e Don Phenom është publikuar në prill të këtij viti, ndërsa është fokusuar të punojë për albumin e ri. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat