Si vdiq grimerja Marigona Obërtinca? Detaje rrëqethëse nga policia

Mediale Vip

Si vdiq grimerja Marigona Obërtinca? Detaje rrëqethëse nga policia

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 10:54
Marigona Obërtinca

Një ngjarje tmerrshme i ndodhi familjes Obërtinca nga Prishtina natën e 23 nëntorit.

Vajza e tyre, Marigona që njihej si grimere vdiq në QKUK, pasi u dërgua në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Marigona Obertinca, e cila la pas një djalë të vogël, dyshohet se ndërroi jetë nga mbidoza.

Ishte pikërisht motra e saj që njoftoi për vdekjen e Marigonës.

Ajo pyeti se përse Marigona i la ata, katër ditë pa e festuar ditëlindjen.

“Erdhe në këtë jetë në Nëntor, Nëntori të morri. Qysh kemi me festu 28 Nëntorin tash e tutje?” janë fjalët e saj.

Mediat dje, kanë raportuar se “make-up” artistja nga Kosova ka vdekur nga mbidoza. Burimet tregojnë se Marigona ishte shtruar në spital pas përdorimit të tepruar të narkotikëve dhe nuk ka arritur të mbijetonte.

E për këtë rast, ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës.  Ka njoftuar se ka me datë 23 nëntor, ka ndodhur një vdekje e dyshimtë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se viktima femër, e cila (me: 22.11.2020-23:15) ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë.

Më poshtë raporti i plotë nga Policia e Kosovës:

QKUK, Prishtinë 23.11.2020  –  22:15.  Viktima femër e Kosovës e cila (me: 22.11.2020-23:15) ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat