Meghan Markle zblulon se kishte një abort spontan

Mediale Vip

Meghan Markle zblulon se kishte një abort spontan

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 11:14
Meghan Markle

Dukesha e Sussexit, Meghan Markle, ka zbuluar se ajo kishte një abort në korrik, duke e përshkruar si “një pikëllim pothuajse të padurueshëm”, shkruan BBC.

“Unë e dija, ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, se po humbja të dytin”, tha Meghan në një pjesë për Nju Jork Times.

Meghan dhe Princi Harry, Duka i Sussexit, patën fëmijën e tyre të parë, Archie, më 6 maj 2019.

Meghan shkroi se “humbja dhe dhimbja kanë pllakosur secilin prej nesh në vitin 2020”.

Ajo tha në një mëngjes në korrik të këtij viti, ndjeu një “ngërç të mprehtë” dhe orë më vonë, nga një shtrat spitali, pa “zemrën e burrit tim duke u thyer ndërsa ai u përpoq të mbante copat e mia të copëtuara”.

Meghan, 39 vjeçe, ndau përvojën e saj për të nxitur njerëzit të “zotohen të pyesin të tjerët, “a je mirë?'” gjatë festës së Falënderimeve në SHBA.

Duka dhe dukesha u zhvendosën në Kaliforni për të jetuar larg vëmendjes së medieve, pasi u larguan nga familja mbretërore në janar.

“Të humbasësh një fëmijë do të thotë të mbash një pikëllim pothuajse të padurueshëm, të përjetuar nga shumë, por të folur nga pak”, shkroi dukesha në artikullin e saj.

“Nga dhimbja e humbjes sonë, burri im dhe unë zbuluam se në një dhomë me 100 gra, 10 deri në 20 prej tyre do të kishin vuajtur nga aborti spontan”, shton ndër të tjera Meghan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat