Nicole Kidman tregon si ndikoi izolimi te fëmijët e saj

Mediale Vip

Nicole Kidman tregon si ndikoi izolimi te fëmijët e saj

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 18:05
Nicole Kidman

Kidman foli lidhur me periudhën e izolimit shkak i koronavirusit.

Nicole Kidman, ka folur hapur lidhur me ndikimin e pandemisë së koronavirusit tek fëmijët e saj dhe si janë përballur ata me izolimin, shkruajnë mediat e huaja.

Për “Glamour” ajo u shpreh se dy vajzat e saj janë përshtatur me mësimet që po mbahen ‘online’ duke qenë se për shkak të profesionit të prindërve të tyre kanë udhëtuar vazhdimisht.

“Meqenëse shpesh udhëtojmë dhe nuk duam të ndahemi, fëmijët tanë janë mësuar që mësimin ta ndjekin online, por ajo që ndikon shumë, është distancimi. Një nga gjërat më të vështira është që t’i shohësh fëmijët duke u përmalluar për shoqërinë e tyre”, u shpreh Kidman.

Kidman aktualisht është e martuar me këngëtarin Keith Urban, me të cilin ka dy vajza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat