Njësoj si mami Gigi!

Mediale Vip

Njësoj si mami Gigi!

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 18:08
Gigi Hadid

Të gjithë jemi shumë kuriozë të shohim portretin e vajzës së Gigi Hadid dhe Zayn Malik, por duhet të presim edhe pak.

Megjithatë, modelja e njohur ka postuar disa herë foto me të bijën, ndonëse duke mos e zbuluar fytyrën e saj. Po ashtu, çifti i njohur vijon ta mbajë të fshehtë emrin e të voglës.

Pasditen e sotme 26-vjeçarja ka ndarë një selfie ku shihet teksa shijon  rrezet e diellin në kopshtin e shtëpisë së bashku me vajzën e saj, të cilës i duken vetëm flokët.

Mesa kuptojmë nga kjo foto ajo është bjonde si mami Gigi, ndërsa për ta kuptuar se kujt i ngjan më shumë duhet ende të presim.

Si dy shoqe për tu patur zili.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid)

Gigi mirëpriti fëmijën e saj të parë me Zayn Malik në shtator, teksa çifti i famshëm ende nuk e ka zbuluar emrin e saj, megjithëse fansat e kanë quajtur vajzën e tyre ‘Zigi’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat