Ylli i muzikës i ‘country’, Hal Ketchum vdes në moshën 67 vjeçare

Mediale Vip

Ylli i muzikës i ‘country’, Hal Ketchum vdes në moshën 67 vjeçare

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 18:46
Hal Ketchum

Hal Ketchum raportohet se vdiq nga ndërlikimet e demencës.

Ai ndërroi jetë në moshën 67 vjeçare.

Lajmet për vdekjen e yllit të muzikës ‘country’ u ndanë nga fansat e Ketchum në një postim të ndarë në rrjetet sociale. Sipas deklaratës, artisti i cili ka kryesuar tabelën e Billboard vdiq të hënën në mbrëmje.

Image

“Me trishtim dhe pikëllim të madh ne njoftojmë se Hal vdiq mbrëmë në shtëpi për shkak të ndërlikimeve të Demencës”, shkroi Andrea Ketchum, gruaja e Hal Ketchum. “Le të jetojë muzika e tij përgjithmonë në zemrat tuaja dhe t’ju sjellë paqe”, shkroi ajo.

Andrea Ketchum zbuloi në prill të vitit 2019 se Hal Ketchum ishte diagnostikuar me Alzheimer.

Sipas njoftimit, në atë kohë, ai tashmë ishte duke luftuar me sëmundjen për një ‘kohë të gjatë’.

Disa nga hitet më legjendare të Ketchum përfshijnë “Long Haired Country Boy”, për të cilin fitoi një nominim për ‘Award Music Association’ në vitin 1997 dhe “Hearts Are Gonna Roll”.

Ndërkaq, publikimet e fundit të tij janë: “Father Times” në vitin 2008 dhe “I’m the Troubadour” në 2014. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat