Olsi kapet “mat” nga Egli

Mediale Vip

Olsi kapet “mat” nga Egli

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 23:51
Olsi Bylyku, Egli Tako

Olsi Bylyku ishte i ftuar ditën e sotme në “ABC e Pasdites” ku ka folur rreth detajeve interesante si për jetën personale, ashtu edhe për atë profesionale.

Sikundër e dimë, Olsi e nisi karrierën e tij në “Portokalli” prej nga ku u largua për tu bërë pjesë e “BE Caffee”, e sigurisht ‘hija’ e këtij spektakli vijon ta ndjekë ende.

I pyetur rreth “Portokalli” Olsi u shpreh se ndonjëherë e mendon që të mund të ishte edhe njëherë pjesë e spektaklit.

Ai tha se shpesh merr komente ku i thonë që do ishte me mirë në këtë program, por  sipas tij njeriu ecën per të gjetur drejtimin e tij.

“Unë kam akoma komente më mirë të ishe te Portokallia. Dhe në syrin e çdokujt që është kënaqur me mua mendojnë se do isha më mirë tek Portokallia por mendoj që njeriu duhet të vazhdojë të gjej drejtimin e tij.  Edhe unë vetë edhe pse kam zgjedh disa drejtime të tjera, kur shoh Portokallinë them edhe  e vetë të isha edhe një herë aty”.

Në një tjetër pjesë të emisionit, ai duhet tu përgjigjej disa pyetjeve që Egli iu ishte përgjigjur para programit, në mënyrë që të ballafaqohej me përgjigjet që Olsi do të jepte në program live.

Kujtojmë se disa javë më parë Olsi tha se nuk ka ardhur ende koha që e dashura e tij të shfaqet në televizion.

Në një mori pyetjesh të bëra nga Ermali, aktori mbeti në disa momente me përgjigje të gabuara, por momenti më epik ishte kur Olsit nuk i kujtohej kënga me të cilën identifikohet lidhja e tij e dashurisë.

Ndërkohë që Egli i është përgjigjur Ermalit: “Justin Timberlake-Mirrors”, Olsi nuk arriti ta gjente tha se “Tashi jam duke menduar kë shok kam që mund të flej sonte”.

Por për çfarë e kritikon më së shumti e dashura Olsin dhe bëjnë debat? Të dy ishin në të njëjtën përgjigje “rrëmujën dhe mospërqëndrimin e tij kur ajo i flet”.

Olsi tregoi se dhurata më e bukur që i ka bërë Egli ka qenë surpriza për ditëlindje vitin e kaluar në Durrës, ndërsa dhurata më e bukur që ai i ka bërë asaj duket të jetë unaza e një vjetorit.

Vendi i tyre i preferuar për të pushuar në verë është Dhërmiu, ndërsa në dimër Korça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat